zv/Ministri Ali Berisha flet nga Klina: Shëndetësia po bëhet prioritet 100%!

zv/Ministri në detyrë i Shëndetësisë Dr. Ali Berisha sot ka qëndruar në komunën e Klinës në Ditën e Shëndetësisë dhe në ditëlindjen e Nënë Terezës.

Me këtë rast Berisha është nderuar me Mirënjohje nga Komuna e Klinës, për mbështetje institucionale nga Qeveria Haradinaj për këtë komunë në fushën e shëndetësisë.

zv/Ministri Ali Berisha ka qenë i shoqëruar edhe  nga zv/ministri i jashtëm në detyrë, bashkëpartiaku i tij, Anton Berisha.

Aktivitetet e zv/Ministrit në detyrë të Shëndetësisë Ali Berisha nga AAK dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë Uran Ismajli nga PDK që prej dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, po zhvillohen ndaras. Derisa Ministri Ismajli në agjendën e tij po mundohet të promovojë të arriturat e shëndetësisë në adresë të tij dhe të Veselit, zv/Ministri Berisha po shpalos këto arritje duke paraqitur edhe problemet të cilat nuk është arritur të përmbyllen në këtë fushë.

Postimi i plotë:

Sot në diten e shëndetësisë në Klinë dhe në ditëlindjen e “Nënë Terezës” së bashku me Kryetarin Zenun Elezaj, Drejtorin e Shëndetësisë Hekuran Sejdiu dhe zv/ministrin e jashtëm z. Anton Berisha.
Shëndetësia po bëhet prioritet ?% në projeksionet e të ardhmes. Pa shëndet nuk ka mirëqenje e as ekonomi.”-shkruan Ali Berisha.