Hoxhë Blerim Musliu: Ramazanin po e përmbyllim me 113 kupon ndihmash

Hoxhë Blerim Musliu, përmes një postimi në rrjetin social FB, me rastin e përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit ka treguar se po ë përmbyllin këtë ndjesi me 113 kupon ndihmash, vlera e të cilave kalon mbi 2 mijë euro.

Ndihma këto me të cilat ndihmuan shoqata e familje në nevojë.

Ky është njoftimi i Hoxhës nga Klinë:
Kur bëhen bashkë përfundimi i adhurimit dhe ndihma ndaj tjetrit, japin një kënaqësi të papërshkrueshme.

Falemnderit nga zemra për ju që keni ndarë nga djersa juaj për të na bërë pjesë të kësaj ndjesie.

Në përfundim të karvanit të Ramazanit, krahas mësimeve dhe udhëzimeve fetare, sot po e përmbyllim me 113 kupon ndihmash, vlera e të cilëve kalon mbi 2 mijë euro.
Me këto ndihmuam Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së, Shoqatën për Ndihmë të Personave në Nevojë “Zana”, dhe shumë familje të tjera.
Zoti ua shtoftë bamirësve!