Zjarri në Parkun e Biznesit, Lladrovci njofton se ka aktivizuar shtabin emergjent

Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka aktivizuar shtabin emergjent të kësaj komune, në krye të të cilit është vetë ai.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka bërë me dije se në përkrahje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrëfikëse nga Malisheva, Skenderaji, Lipjani e Prishtina, të cilët i ka falënderuar për shpejtësinë e reagimit.

Ai poashtu tha se zjarri ka përparuar shumë shpejtë sepse ka erë e cila po e ndihmon përhapjen e flakëve dhe lënda e parë që po digjet.