Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë

Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se ky rast është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.