Mblidhet një pjesë e kabinetit qeveritar, diskutojnë për hapjen e aeroportit

Mëngjesin e sotëm, zv.kryeministrat, Besnik Tahiri dhe Albulena Balaj, janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe ministrin e Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, Tregtisë dhe Industrisë, të cilët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren për ruajtjen e shëndetit publik dhe kthimin në normalitet.

ZV.kryeministri, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me ministrat kanë diskutuar edhe për hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe fushave të tjera.

“Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë’, ka shkruar Tahiri./