“Zgjidhja e fundit për të mbijetuar”, vazhdon zbrazja e Kosovës, ky është alarmi…

“Arsyet që po i shtynë kosovarët të ikin nga Kosova drejt vendeve perëndimore janë të shumta, filluar nga mungesa e zhvillimit ekonomik, pabarazia qytetare, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, funksionimi i keq i sistemit shëndetësor, degradimi i sistemit arsimor e deri tek bastardimi i të gjitha institucioneve shtetërore, të kapura tmerrësisht nga bandat partiake dhe klanet mafioze që ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve të vendit”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, po e shohin me shqetësim të madh vazhdimin e trendit në rritje të braktisjes së Kosovës nga qytetarët, të cilët në kërkim të një jete më të mirë, po e lënë vendin e tyre, duke ikur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i majave të politikës së inkriminuar në udhëheqjen e shtetit.

Sipas analistëve, presioni kryesor që ju bëhet kosovarëve për t’i detyruar që të ikin nga vendi, është ai nga keqqeverisje me shtetin, si armiku më i madh që po i përndjek të rinjtë dhe kategoritë e mesme të fuqisë punëtore.

Sipas analisti politik, Florim Zeqa, është e pafalshme se si tani po vazhdon çdo ditë e më shumë të zbrazet Kosova, krejt kjo për shkak të krimit e korrupsionit në rritje, krizës institucional dhe humbjes së shpresës për ditë më të mira.

Florim Zeqa

“Në kohën kur dy partitë e para, të deklaruara si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, LVV dhe LDK po shtyhen me bërryla për grabitjen sa më shumë nga “torta qeveritare”, qytetarët e Kosovës po e braktisin me të madhe vendin e tyre duke ikur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i majave të politikës së inkriminuar në udhëheqjen e shtetit. Keq qeverisja me shtetin është bërë armiku më i madh që po i përndjek të rinjtë dhe kategoritë e mesme të fuqisë punëtore dhe jo vetëm, duke i detyruar të kërkojnë shpresë jashtë vendit të tyre. Arsyet që po i shtynë kosovarët të ikin nga Kosova drejt vendeve perëndimore janë të shumta, filluar nga mungesa e zhvillimit ekonomik, pabarazia qytetare, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, funksionimi i keq i sistemit shëndetësor, degradimi i sistemit arsimor e deri tek bastardimi i të gjitha institucioneve shtetërore, të kapura tmerrësisht nga bandat partiake dhe klanet mafioze që ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve të vendit”, thotë analisti politik, Florim Zeqa