Mësimdhënësi kapet duke e puthur nxënësen e klasës së shtatë në Deçan (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ku raportohet se një mësimdhënës ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Siç raporton Paparaci, mësimdhënësi me inicialet V.S., është incizuar duke e puthur nxënësen në buzë, derisa pretendohet se ky veprim është kryer me forcë.

Burime nga ky medium kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.

Në pamjet e siguruara nga media në fjalë, shihet mësuesi duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

Sipas informacioneve të marrë nga ky medium, autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje.