Zenun Elezaj viziton kandidatin për deputet të AAK-së në vendlindjen e tij në Ujmir

Prof. Dr. Shkëlqim Millaku do t’i hyjë garës për herë të parë për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Millaku mori besimin e degës së AAK-së në Klinë, derisa kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka vizituar Ujëmirin dhe shtëpinë e Millakut.

Me këtë rast Millaku ka thënë se po vijnë ditë të mira, ndërsa Elezaj i ka dhënë mbështetje atij, duke potencuar se duhen respektuar e vlerësuar njerëz si kandidatët për deputet si Millaku.