Zelensky: Java e ardhshme do të jetë vendimtare

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar kombin e tij se java e ardhshme do të jetë po aq vendimtare sa çdo tjetër në luftë.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelensky tha: “Java e ardhshme nuk do të jetë më pak e rëndësishme se ajo e mëparshmja. Do të jetë po aq e tensionuar dhe edhe më e përgjegjshme. Rusia do të jetë edhe më e frikësuar. Frika për të humbur. Frika se e vërteta do të duhet të pranohet”.

“Trupat ruse do të kalojnë në operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë. Ata mund të përdorin edhe më shumë raketa kundër nesh, edhe më shumë bomba ajrore. Por ne po përgatitemi për veprimet e tyre. Ne do të përgjigjemi. Do të jemi edhe më aktivë në furnizimin me armë të Ukrainës. Do të jemi më aktivë në arenën ndërkombëtare. Do të jemi edhe më aktivë në fushën e informacionit”, shtoi ai.