Komuna e Skënderajit gjobit dyqanin që rriti çmimet e vajit

Kryetari i Komunës së Skënderajit, Fadil Nura, ka njoftuar se ka gjobitur një dyqan afaritst, që kishte ngritur çmimin e vajit.

Komuna ka gjobitur biznesin me 1 mijë euro, pasi ngriti çmimin e vajit në 3 euro e 49 centë.

Sipas kryetarit Nuraj, ky ndëshkim do të vazhdojë për të gjithë ata që tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

“Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit” ka thënë Nura.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme!

Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve.

Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit.

Zero tolerancë për abuzuesit!