Xhavit Haliti lajmërohet nga bjeshkët, flet për zgjedhjet

Nënkyretari i PDK’së, Xhavit Haliti, ka postuar në Facebook një foto ku shihet duke u relaksuar me disa anëtarë të strukturave të degës së PDK’së në Pejë.
Haliti tha se dega e Pejës ka konfirmuar gatishmërinë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
“Relaks me disa anëtarë të strukturave të Degës së PDK’së në Pejë, të cilët konfirmuan gatishmërinë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, kurdo që të mbahen”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Kujtojmë se foto të ngjajshmë ka postuar edhe kreu i Nismës – Fatmir Limaj. Gjithashtu edhe Limaj përmes fotos kishte treguar se sa të gatshëm janë Nisma për zgjedhjet e ardhshme.