Barcelona “blindon” yllin Lionel Messi, i ofron kontratë të përjetshme

Barcelona ka nisur negociatat me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës.Ylli argjentinas ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, dhe drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë deri në fund të karrierës Messin në skuadër, transmeton “Sporti në KTV”.
Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit janë të gatshëm t’i ofrojnë Messit kontratë të përjetshme dhe t’ia plotësojnë të gjitha kushtet lojtarit.32-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, derisa ka thyer edhe shumë rekorde me fanellën e katalunasve.