“Po na rren, ne dhe gjithë Kosovën”, Arifi shpërthen në akuza ndaj Kurtit

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë një interviste është shprehur për kryeministrin Albin Kurti se po e gënjen tërë Kosovën.

Ai ka thënë se e kemi humbur reciprocitetin që Kurti e ka premtuar ndaj Luginës së Preshevës, dhe në një formë e kemi humbur edhe vetë Luginën.

“Ne kemi humbur edhe një territor për të cilin ai ka thënë pa ndërprerë se nuk do të jap territor dhe këtu nuk po flasim për tokë por për sistem politik”, është shprehur ai.

Tutje, Arifi është shprehur se e kemi humbur kredibilitetin shtetëror, të shtetndërtimit, dhe kemi humbur besimin në politikë, sepse siç është shprehur ai për Kurtin, ka pretenduar se do të mbajë fjalën por ka dështuar dhe po i gënjen të gjithë.

“Kemi humbur edhe si shoqëri besimin se kujt më ti besojmë në politikë, sepse një persin i cili me vite me radhë ka pretenduar se do të mbajë fjalën, sot dështoi dhe po na rren, jo vetëm mua, jo vetëm juve apo dëgjuesve, por gjithë Kosovn”, ka shtuar Arifi.

Ai është shprehur se shqiptarët janë në humbje, dhe për këtë gëzohet vetëm Vuçiqi dhe Putini.