Vushtrria siguron finalen e barazhit, e mposht Lirinë e Prizrenit

Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore në gjysmëfinale të play-offit për futje në Superligën e Kosovës për sezonin 2025/26.

Ekipi i Armend Dallkut shënoi fitore 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “18 qershori” në Klinë

Golat për skuadrën e Vushtrrisë i shënuan: Urim Statovci, Daut Maxhuni dhe Theophilius Solomon.

Kurse të vetmin për ekipin e Lirisë e shënoi Dijar Nikqi.

Kujtojmë që tani Vushtrria e pret skuadrën që e mbyll sezonin në zonën e barazhit në Superligë. Momentalisht dy skuadrat që luftojnë për t’i ikur kësaj zone është: Llapi dhe Suhareka./