Për herë të parë nis rënia e numrit të rasteve me Covid-19 në Itali

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Itali ka nisur të pësojë rënie për herë të parë që nga fillimi i krizës.

Kështu tregojnë të dhënat e lëshuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, transmeton Klan Kosova.

Këtë të hënë kanë qenë 108 mijë e 237 raste aktive në Itali, që ka rënë nga 108 e 257 që kanë qenë të dielën.

Poashtu thuhet se në ditët e fundit janë kryer më pak testime për koronavirus.