Vushtrri – Skenderaj: Do të punësohen mbi 20 persona me aftësi të veçanta

Në komunën e Vushtrrisë dhe atë të Skenderajt do të punësohet mbi 10 persona me aftësi të veçanta, në secilën komunë.

Përmes projektit “ Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e tyre në Skenderaj dhe Vushtrri” në dy komunat do të rritet numri i të punësuarve nga kjo kategori,

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Bashkë për mbështetje të personave me nevoja të veçanta në Vushtrri e Skënderaj

Në sallën e Kuvendit të Komunës, bashkë me Kryetarin e Skënderajt, z. Bekim Jashari, përfaqësues të HENDIKOS- Vushtrri dhe HENDIKOS – Skenderaj dhe përfaqësues të Qendrës Kosovare për Vetë përkrahje, prezantuam projektin “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e tyre në Skenderaj dhe Vushtrri”.