Vritet një person në fshatin Bubavec të Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Bubavec të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para dyshohet se gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshjeje të momentit.

Gazeta Sinjali