Z. Gjon Krasniqi, i ka dhuruar SHFMU. “ISMET RRACI ‘’ Klinë, pajisje lapsash për secilin nxënës të kësaj shkolle

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, falë një vullnetit të mirë solidar për festat e fundvitit, veprimtari i mirënjohur nga Zvicra, z. Gjon Krasniqi, i lindur dhe i rritur në Nepole të Lugut të Baranit-Pejës, i ka dhuruar SHFMU. “ISMET RRACI ‘’ Klinë, pajisje prej 1500 pako lapsash të ndryshëm për secilin nxënës e klasë përkatëse të kësaj mësonjtore të dijes së qytetit.

Pajisjet në fjalë janë transportuar pa asnjë kompenzim-gratis përmes Ndërrmarjes Transportuese “FANAJ TRANSPORT‘’ nga Prizreni.

Andaj, sot nga kompania në fjalë në orët e paraditës, pakot e lapsave janë pranuar nga zëvendës drejtori i kësaj shkolle, z. Gani Deliu e sekretari, z. Vilson Culaj.

Pajisjet e tilla prej 2200 pakove të lapsave pas disa ditësh nga z. Gjon Krasniqi, do ti dhurohën edhe nxënënsve të shkollës fillore në Rreshen.

Paraprakisht viteve të kaluara dhurata të tilla u janë dhuruar edhe nxënësve të shkollave fillore “MIGJENI” në Gllogjan të Pejës, si dhe në shkollat të tjera fillore në Lezhë e Bajram Curr të Shqipërisë.

Vlen të potencohet se z. Gjon Krasniqi, veprimtar e atdhetar në mergatën e Zvicrës, për kontributin e tij madhor të dhënë në spitalin e Lezhës, në shkurt të vitit 2015, nga Qarku i Lezhës është shpallë “QYTETAR NDERI I QARKUT TË LEZHËS”.