Vjosa Osmani: Për herë të parë, Kosova kishte qeveri që në program kishte padinë kundër Serbisë

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës ka publikuar një shkrim hsitorinë e një djali 10 vjecar nga masakra e Gjakovës.

Osmani ka shkruar se qeveria Kurti ishte qeveria e parë e cila e kishte në Programin e saj Qeverisës padinë për gjenocid kundër Serbisë. Ajo ka thënë se kjo qeveri që u rrëzua ishte e para e cila fliste para botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe që kërkonte drejtësi.

“Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar Osmani