VV në Klinë, prezanton dy anëtarët e reja

Florentina dhe Egzona iu bashkuan sot VETËVENDOSJE-s, dega në Klinë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dega e VV-së në Klinë, përmes një postimi në FB ku shkruan:

Sot, kryetarja e Qendrës, Teuta Mulaj së bashku me këshilltaren tonë komunale, Valmire Krasniqi, ju uruan mirëseardhje Florentina dhe Egzona Morinës.

Florentina ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit, drejtimi: Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa Egzona me profesion është infermiere.

Angazhimi i vajzave dhe grave në politikë nuk duhet të shihet vetëm si numër, por si kapacitet e dije dhe si potencial për ndryshime thelbësore shoqërore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë
15 Maj 2023