Vjehrri rrahë nusen në Pejë

Një i dyshuar ka përfunduar në pranga pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur paraditen e djeshme.

Shtëpia e të dyshuarit është bastisur dhe policia ka gjetur armë e municion.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjete dhe sekuestruar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe 376 fishek të dy llojeve të kalibrave” thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se viktima, pas intervistimit, me pëlqimin e saj është dërguar në shtëpinë e sigurt.

Ndërkaq, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.