Gjykata e Zvicrës i shpallë të pafajshëm tre shqiptarët që akuzoheshin për mashtrim

Tre persona janë gjykuar nga Gjykata Penale në Basel nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në shitjen e biletave të rreme të fluturimit për në Kosovë,

Gjykata i liroi më pas ata për shkak se kishte ndodhur një gabim në zyrën e prokurorit publik në Basel-Stadt, shkruan gazeta zvicrane 20minuten.ch.

Nga akuza janë liruar të tre të pandehurit. Njëri nga ta ishte shetas i Gjermanisë, një i Italisë dhe tjetri i Maqedonisë.

Ata ishin akuzuar për shitjen e biletave për në Kosovë përmes një agjencie udhëtimesh në Basel, në vitin 2015, për fluturimet të cilat nuk kanë ekzistuar kurrë.

Ata ngarkoheshin me akuzën se i kanë mashtruar me dhjetëra klientë dhe vjedhjen e mbi 150.000 frangave.

Në këtë biznes ishin përfshirë kompanitë të tjera dhe një drejtor menaxhues me banim në Gjermani.

“Është dëshmuar se biletat ajrore pa vlerë janë shitur dhe lëshuar në treg nga agjencia e udhëtimit” është shprehur kryetari i trupit tre anëtarësh gjykues, Roland Strauss, në hapjen e seancës së gjykimit të premten në mëngjes. Fluturimet fiktive për në Prishtinë janë shitur pasi kontrata midis kompanisë dhe linjës ajrore pritëse Smartlynx nuk ishte rinovuar më, në pranverën e vitit 2015. Biletat e avionit dhe informacioni i bollshëm i siguruar nga pala e dëmtuar e vërtetojnë këtë, thonë në gjykatë.

Gjykata e trefishtë është ankuar se prokuroria nuk e ka pasqyruar rastin në mënyrë të plotë: ndërsa një avokat mbrojtës po fliste, përfaqësuesi ligjor i një të pandehuri tjetër ka vënë në dukje se ai nuk e kishte marrë kurrë akuzën e plotë.

Por, asnjë hetim nuk është bërë në lidhje me platformën e rezervimit të biletave.

Gjykata i ka liruar të tre personat sa u përket veprave penale të mashtrimit komercial dhe falsifikimit të shumëfishtë të dokumenteve sepse, sipas gjykatësit penal, nuk është përcaktuar se kush e ka kryer veprën.Duke qenë se ata ishin mbajtur në paraburgim për shkak të dyshimit fillestar urgjent në atë kohë, ata kanë të drejtë për kompensim. Kostot e procedurave i imponohen prokurorit publik të Bazel-Stadtit.