Viti 2026 nis me mbyllje biznesesh në Klinë

Viti 2026 ka filluar me sfida të mëdha për bizneset lokale në Klinë. Që në javët e para të vitit, të paktën katër restorante dhe bare/kafene kanë mbyllur aktivitetin e tyre, duke lënë pa punë disa punëtorë, shkruan Klina info.

Sipas vëzhgimeve në terren, klima ekonomike paraqitet e pafavorshme për sipërmarrësit, ndërsa rritja e kostove operative dhe rënia e qarkullimit po ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e bizneseve, veçanërisht në sektorin e gastronomisë.

Këto mbyllje konsiderohen si sinjal shqetësues për ekonominë lokale, ndërsa viti 2026 pritet të jetë sfidues për bizneset e vogla në Klinë.