Viktimat e aksidentit në Zajm janë nga këto fshatra

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pranë “Nora Market” në fshatin Zajm të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shoferi i veturës nga fshati Lebush i Deçanit, dhe pasagjeri nga fshati Korroticë i Drenasit, shkruan Klina.info

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Autoritetet kanë njoftuar se shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.