Rruga në Kërrnicë qe 20 vite e pa rregulluar

Rrugët e parregulluara mbesin ende problematikë në vendin tonë, ani pse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore.

Lagjja Doqi në rrugën “Hamdi Doqi”, në Kërrnicë mbetet e lënë pas dore. Banorët e kësaj pjese janë në hall pasi që Komuna ende i ka lënë në baltë.

20 vite ende s’është bërë asgjë për ta rregulluar rrugën.