Veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci ka reaguar ndaj një militanitit të VV-së, i cili kishte ofenduar rëndë invalidin e UÇK-së, Shpëtim Agushollin.

Militanti i VV-së, Feim Sylka kishte shkruar një koment në postimin e invaliditi të UÇK-së në të cilin e fyente rëndë atë duke i thënë “Trus në kolicë dhe kalbu”.

E Sejdi Godanci në reagimin e tij e quan rugaq dhe thotë se ky militant nuk e përfaqëson VV-në por kulturën e familjes së tij.

Ky është reagimi i plotë i Sejdi Godancit:

Ti rrugaq që fyen invalidin e UÇK-së!

Po të drejtohem me TI sepse nuk meriton respekt!

Po mjerisht si TI ka shumë në shoqërinë tonë!

A e di pse?

Sepse ke dëgjuar prindërit e tu duke fyer e sharë dëshmorë,invalidë dhe veteranë!

Me një fjalë duke sharë çdo gjë që është e shenjtë dhe që është arritur më gjak e më gjymtyrë të trupit!

Po është e vërtetë që HEROI IM është invalid, është invalid së ia fali Kosovës gjymtyrët,ia fali lirisë pjesët e trupit.

Po është e vërtetë që HEROI IM është invalid, është invalid së ia fali Kosovës gjymtyrët,ia fali lirisë pjesët e trupit.

Po TI,TI je invalid në kokë,je invalid në mendje je invalid në shpirt!

TI që fyen heronjtë nuk je tjetër por veq je llumi i kësaj shoqërie!