Vetaksident tek Kroi i Mbretit, vdes një person (VIDEO)

Si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur tek Kroi i Mbretit,

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit”, tha Hoxha.