Veç rrymës, qytetarët në Klinë edhe pa ujë

Në Kosovë qytetarët ka disa ditë që po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e reduktimeve.

Veç kësaj në disa lagje të Klinës po ka dhe mungesë uji.

Në adresë të Klina.info kanë ardhë shumë mesazhe ku qytetarët ankohen se nuk po kanë ujë.

Më e theksuar mbetet Lagjja te Stacioni i Trenit, por dhe pjesë të tjera tē qytetit.