Në javën e fundit të dhjetorit do të ketë reshje shiu dhe bore

NEW YORK, NY - NOVEMBER 15: Pedestrians walk through a wintery mix of snow and ice in Manhattan on November 15, 2018 in New York City. New York experienced its first snowfall of the season on Thursday with expectations of over an inch of snow to fall on the area. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore. Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.