Vdiq një këmbësore në aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Mbrëmjen e të martës një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se personi i vdekur ka qenë një këmbësore.

Rasti po hetohet për të zbardhur rrethanat.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, njoftoi policia.