Vdes veprimtari i njohur nga Suhareka, Jashar Bajraktari

Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Jashar Bajraktari nga qyteti i Suharekës.

Ai ishte i lindur me 01.06.1934 nga prindërit, Ibrahim dhe Shahë Bajraktari. Shkollën fillore e përfundoi një Suharekë ndërsa tjetrën në Prizren.

Ai ishte burgosur si anëtar i PNDSH-së me 22 maj të vitit 1959, u lirua së bashku me shokët e tjerë në fund të nëntorit të vitit 1962 (4 vite burgim).

Anëtarët tjerë të grupit: Jashar Bajraktari, Destan Bajraktari (Suharekë), Luigj Nikolla, Vahid Kabashi(Nashec, Prizren) , Vehbi Kabashi, Vahid Kabashi (Korishë)

Vuajtën burgun në: Prizren, Rahovec, Nish dhe Sremska Mitrovicë.