Vdes mjeku Nijazi Ahmeti, ishte i prekur me COVID-19

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare mjeku Nijazi Ahmeti, i cili ishte i prekur me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Ndahet nga jeta në moshën 55 vjeçare Dr. Nijazi Ahmeti. Dr. Ahmeti ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, mjek që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu qytetarëve për shumë vite. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se mjeku Ahmeti, ishte në gjendje të rëndë nga koronavirusi.