85 vjeç, Berlusconi martohet të shtunën me vajzën 53 vite më të re

Është 53 vite më e vogël në moshë së dhëndrri, por nuk e ka problem të shkëmbejë unazën. Në fakt, Marta Fascina po martohet me një nga më të pasurit e Italisë, ish-kryeministrin dhe kreun e Forza Italia-s, Silvio Berlusconi. Ceremonia është shpallur për të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë.

Në fakt, nuk do të jetë një martesë me vlerë juridike, por vetëm formale. Pas këshillimeve të shumta nga fëmijët e tij, si dhe nga bashkëpunëtorët më të afërt në biznes, Berlusconi vërtet shkëmben unazën, por nuk do të kryejë një martesë ligjore. Ndoshta edhe situata që po kalon Evropa ndikon në jetën personale të një politikani kalibri, si ai. Madje Silvio ka dashur ta shtyjë ceremoninë, por ka qenë reagimi shumë i acaruar i së fejuarës, që ka bërë ta kthejë mbrapsht këtë ide.

Por kush është nusja 32-vjeçare?

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja, gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit. Berlusconi u shërbeu për gati një vit në mencë moshatarëve të vet në një azil, pasi burgimi iu konvertua me punë në komunitet./