Aksident i rëndë te Kroni i Mbretit, një veturë rrokulliset (VIDEO)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik,

Një aksident ka ndodhur te Kroni i Mbretit ku janë të përfshira disa automjete, derisa njëra prej tyre është rrokullisur.

Në videon e dërguar ne Klina info shihet se kanë ndërhyrë kalimtarët e rastit për t’i ofruar ndihmë të aksidentuarve.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.