Vdes i burgosuri që ishte duke u trajtuar në QKUK

Një burrë ka vdekur gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka vdekur rreth orës 18:45 të premten, dhe ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës dhe për shkak të problemeve shëndetësore ishte dërguar në QKUK,

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.