PDK në Klinë bashkë me partnerin në koalicion LDK-në, mobilizohen për 14 nëntorin

Sot PDK, dega në Klinë ka mbajtur një takim përgatitor me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, në krye me kryetarin e Degës, Sokol Bashota, shefin e shtabit zgjedhor, Ramush Agushi etj. ku u theksua nevoja e angazhimit dhe organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve me partnerin tashmë në koalicion, LDK-në.

Këtë e ka bërë të ditur në FB, kandadati për kryetar të Klinës nga PDK, Esa Raci.

Ky është statusi i Racit:

Përgjegjësia dhe përkushtimi i kryetarëve të nëndegëve të PDK-së, më bëjnë të kuptoj se data 15 nëntor do të zbardhë e bardhë për qytetarët e Klinës. Qytetarët e Klinës në katër vitet e ardhshme do të kenë një qeveri që ushqen dhe inkurajon qytetarët e saj nëpërmjet nxitjes dhe përkrahjes në vend që t’u vendosë kufij njerëzve nëpërmjet kushtëzimeve partiake dhe strukturave mbytëse në krye të Komunës. Struktura të instaluara tash e katër vite e që më shpesh vizitohen nga hetuesia dhe organet e sigurisë se sa nga qytetarët nevojtarë.

Qytetarët e Klinës nuk e meritojnë një udhëheqje që jua vret shpresën, jua rrezikon të ardhmen duke i trajtuar në mënyrë selektive sipas përkatësisë partiake e klanore. Qytetarët e Klinës duan mundësi të barabarta për të gjithë dhe inkurajim e lehtësim në mënyrë që të gjithë të gëzojnë standarde të larta të mundshme të jetesës, shëndetit, arsimit dhe drejtësisë sociale.

Unë besoj se ata do të dinë të bëjnë dallimin dhe mundësojnë ndryshimin me 14 Nëntor!