Me rastin e përvjetorit të rënies së babait të saj, dëshmorit Fehmi Demiqi, Arta Demaj ka reaguar me një postim prekës në Facebook, duke shprehur dhimbjen dhe krenarinë për sakrificën e tij.
“Përvjetor i dhembjes së pafund, por edhe i krenarisë. Si bija jote e vetme, sot qëndroj pranë varrit tënd me shpirt të lënduar, por me zemër të fortë,” ka shkruar Demaj, transmeton Klina info.
Ajo theksoi se babai i saj nuk është fikur, por është shndërruar në simbol të lirisë dhe sakrificës për Kosovën.
Statusi i saj:
Përvjetor i dhembjes së pafund,por edhe i krenarisë.
Si bija jote e vetme, sot qëndroj pranë varrit tënd me shpirt të lënduar, por me zemër të fortë.
Ti, babë, nuk u fike,ti u shndërrove në flamur, në betim, në liri.
Sakrifica jote është fjala më e shenjtë e historisë sonë.
Lavdi jetës dhe gjakut tënd që u bë dritë për Kosovën.🇦🇱