Komuna me më së shumti vota të ardhura nga diaspora

Sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Numri i zarfeve të individualizura me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

Komuna që ka më së shumti fletëvotime të aprovuara është ajo e Junikut me

Më pas është Komuna e Dragashit me 308, pasuar nga Gjilani me 214.

Komuna me më pak fletëvotime është Gllogoci. Kjo komunë ka vetëm 5 fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Të dielën, më 14 nëntor, u mbajt procesi i votimit në 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot./I