Pompave të derivate iu shtohet edhe në kriter për tu licencuar

Rezervuarët pompave  të derivateve në Kosovë nga tani  e tutje  do të nënshtrohen pastrimit.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, shkruan Gazeta inFokus.

“Për herë të parë do të pastrohen rezervuarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit. Para disa jave kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ me të cilin obligohen kompanitë që tregtojnë derivate në tregun tonë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet”,ka thënë Shala.

Tashmë secila kompani që licencohet për tregti me derivate do ta ketë edhe njërin nga kriteret kyçe pastrimin e rezervarëve, duke e mbrojtur konsumatorin. Pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane duke rritur edhe kualitetin në tregun vendor.

“Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit, dhe tashmë është ridraftuar edhe ligji i ri për naftën dhe shume shpejt do të jetë në Kuvend. Aty, parashohim edhe hapa tjerë me qellim të rritjes së cilësisë, kontrollin e tregut, rritjen e të hyrave për shtetin me synimin e vetëm, mbrojtjen e konsumatorit” . ka deklaruar Ministri.