Kryetari Zenun Elezaj nuk ndalë punën, gati të kompletohen të gjithë fshatrat me infrastrukturë rrugore

NË ÇABIQ E CARAVIK PO ASFALTOHEN RRETH 3 KM RRUGË

Bashkë me bashkëpunëtorë dje kam vizituar fshatin Çabiq, ku po vazhdojnë punimet për asfaltimin e segmenteve rrugore dhe me realizimin e këtij projekti po asfaltohen të gjitha rrugët në këtë fshat e po bëhet edhe shtrirja e rrjetit të kanalizimit në disa pjesë.

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti që ka një vlerë afër 90 mijë euro, po asfaltohen edhe mbi 2 km rrugë në fshatin Caravik, kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve.

Në Caravik brenda pak ditëve do të fillojnë punimet edhe për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në pjesët ku është e nevojshme, kurse në vitin e ardhshëm do të bëhet asfaltimi i segmenteve tjera rrugore.

#Klinaqëduam