Tri ditë nga hedhja e gruas nga ura e Fshajt, Policia del me detaje

Në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se kërkimet për të janë duke vazhduar.

“Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.

Ndryshe, të premten rreth orës 10:00 Policia ka pranuar informatë se një gra ka rënë nga ura e Fshajt.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, kishte njoftuar Policia ditën e premte.