Elezaj shprehë ngushllime për vdekjën e punëtorit të komunës së Klinës, Xhavit Hotin !

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së,njëherit punëtor në komunën e Klinës , Xhavit Hoti nga Jashanica e Klinës.
Varrimi i ti bëhët sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.Kryetari i komunës së Klinës ka shprehur ngushllime për vdekjën e tij.
Postimi i plotë i z.Elezaj :

Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e hershme të punonjësit të zellshëm të Komunës, Xhavit Hotit.

Xhaviti kishte një jetë plotë sfida.

Megjithëse djali i vetëm i familjes, ai iu bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar për lirinë e atdheut.

Të gjithë ata që e kanë njohur Xhavitin, e kanë vlerësuar si person punëtor, i sinqertë dhe shumë i respektuar.

Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve e të gjithëve që e kanë njohur.