Ushtria izraelite thotë se goditi 150 objektiva nëntokësore në veri të Gazës

Forcat izraelite thanë se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ato kishin goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato të quajtura “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit – i quajtur Asem Abu Rakaba – është vrarë. Izraeli tha se ai kishte qenë drejtpërdrejt përgjegjës për aftësitë ajrore të Hamasit, duke përfshirë dronët dhe paragliderët e përdorur në sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shkatërrimi në terren është pothuajse apokaliptik në disa zona dhe numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi është rritur në mbi 7,000 – rreth gjysma e tyre thuhet se janë fëmijë.