U shënua Dita e Shkollës “Dëshmorët e Qendresës”, në Gllarevë

Sot u shënua Dita e Shkollës në fshatin Gllarëve e cila mban emrin “Dëshmorët e Qendresës”.

Në këtë ngjarje, mori pjesë kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me Drejtorin e Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdiu me bashkëpunëtorë.
Ky përvjetor kulmoi me një program të pasur artistic e kulturor organizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit.

Derisa, në fund të pranishmit vizituan varrezat e dëshmorëve të fshatit, pranë shkollës./Klina info