U fotografua para Stacionit Policor në Pejë dhe kërcënoi policët në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje në person i cili kishte kërcënuar zyrtarët policorë në Pejë,

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se e gjithë ngjarja filloi derisa i njëjti nën ndikimin e alkoolit është fotografuar para Stacionit Policor në Pejë, ku më pas të njëjtat fotografi i kishte publikuar në rrjete sociale, duke kanosur kështu zyrtarët policorë.

Lidhur me këtë rast, të njëjtat burime njoftojnë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.