Tragjedi në Gjermani: Humb jetën 44-vjeçari nga Rahoveci, baba i tre fëmijëve

Dje në Gjermani, afër Mynihut, ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën bashkatdhetari nga Rahoveci, Arjanit Kastrati, 44 vjeç. Ai ishte duke punuar në kulmin e një ndërtese, kur aksidentalisht ra dhe humbi jetën në vend, mëson Klina.info

Kastrati kishte më shumë se 30 vite që jetonte në qytetin Freising, në Gjermani. Sipas miqve të tij, ai sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë dhe pas rikthimit ndodhi tragjedia.

Arjanit Kastrati ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, duke i futur në një dhimbje të madhe familjare./Klina info/