Shtylla elektrike që po rrezikon fëmijët në Qupevë të Ulët

Një shtyllë elektrike ka gjashtë muaj që është rrëzuar në fshatin Qupevë e Ulët.

Banorët të shqetësuar kanë thënë për Klinë.info se kjo shtyllë po rrezikon fëmijët, derisa shprehen se askush s’ka shkuar që të intervenojë.

Madje ata thonë se kanë lajmëruar edhe në Komunën e Klinës, për këtë problem, por që thirrja dhe kërkesa e tyre ka has në vesh në shurdhër.