Zhduket bashkëatdhetari nga Zvicra pasi arriti në Aeroportin “Adem Jashari”

Një mërgimtar nga Zvicra raportohet se është zhdukur të dielën, pasi ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“ANP Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP ‘Adem Jashari’ dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.

Rasti është në procedurë hetimore.