Thyhet bankomati i një banke në Rahovec me eksploziv, personat ikin me “Audi A4”

Disa persona me eksploziv kanë thyer bankomatin e një banke në Rahovec, por përkundër kësaj nuk kanë arritur ta hapin bankomatin që t’i vjedhin të hollat.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se personat më pas kanë ikur me veturën e tipit Audi A4.

“Raportohet se persona të panjohur me mjete plasëse (eksploziv)  kishin thyer bankomatin e  një banke, por nuk kishin arrit që ta marrin apo hapin kasafortën e parave. Të dyshuarit kishin arrite të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi në pjesën e pasme kishte pas të vendosur një targë vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./