Rinovime dhe transferime – Feronikeli 74 prezanton 13 lojtarët që do të jenë në skuadër në Superligë

Feronikeli 74 po vazhdon punën për edicionin e ri si pjesë e Superligës së Kosovës, duke njoftuar për rinovimin dhe transferimin e 13 lojtarëve.

Ka qenë kryetari i klubit, Erlind Krasniqi që ka njoftuar zbarkimin e transferove të reja në klub, në mesin e tyre edhe emra të njohur të futbollit tonë.

Lapidar Lladrovci, Tun Bardhoku, Ahmet Haliti, Behar Maliqi, Robert Rrahmani, Adem Maliqi, Ibrahim Cervadiku, Met Millaku, Alban Shabani, Shpresim Zogu, Granit Musa, Adnan Haxhaj dhe Amrush Bujupi janë emrat që do të jenë pjesë e klubit nga Drenasi.

Klubi më parë kishte njoftuar edhe arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhegiz Rexhepi.

Feornikeli 74 doli kampion në Ligën e Parë në Grupin A dhe fitoi të drejtën të luajë në Superligë këtë sezon.